Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, të cilët akuzohen për veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.
Lajmi u konfirmuar nga Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Herzegovinës (ZPBH) për Radion Evropa e Lirë (REL) më 11 gusht.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha të premten për REL-in se kishte marrë kërkesë për konfirmimin e aktakuzës kundër Dodikut dhe Lukiqit nga ZPHB-j
Më 9 korrik, Zyra e Prokurorit e formoi një ekip të përbërë nga tre prokurorë, pasi u publikua dekreti i Dodikut në gazetën zyrtare të Republikës Sërpska, në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë Schmidt.
Sipas dekretit të Dodikut, vendimet e përfaqësuesit të lartë nuk do të publikohen më në entitetin serb të Bosnjës, e as nuk do të respektohen, si dhe as vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk do të vlejnë në territorin e entitetit serb në këtë vend.
Më 1 korrik, Schmidt i anuloi ligjet anti-Dejton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale.
“Kuvendet e entiteteve nuk kanë autoritet të shmangin dispozitat e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë të drejtë të shmangin juridiksionin e institucioneve kyçe të Dejtonit”, tha Schmidt duke shpjeguar vendimet më 1 korrik.
Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë përkrahi vendimet e Schmidt dhe paralajmëroi se “do të ketë pasoja” për veprimet e Asamblesë Kombëtare të entitetit të Republikës Sërpska.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës dhe do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës për veprimet e tyre individët e përfshirë në sjellje anti-Dejton”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit