LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria akoma pa përgjigje për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Prokuroria akoma pa përgjigje për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Pesë muaj nga zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, akoma nuk janë ftuar për përgjegjësi deputetët e OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët dyshohet që më 27 prill hapën portat e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm.

Aktualisht në Prokurorinë për krim të organizuar lënda është akoma në fazën para-hetimore, ku po dëgjohen dëshmitarët dhe po grumbullohen materiale dhe dëshmi si prova relevante për veprën “krim i organizuar”.


Ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike edhe më tej zhvillohet hetimi për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela. Babai dhe i biri, të cilët ngarkohen për vrasje në tentativë edhe më tej janë në paraburgim.

Nga Prokuroria më herët për Alsat M kishin theksuar se në suazat e veprimeve hetimore janë ftuar edhe persona tjerë, por për shkak se rasti është kompleks, nuk mund të japin më shumë detaje e as të tregojnë se kur do të ngrihet aktakuzë.

Dyshohet se udhëheqësi i Shtabit operativ gjatë ngjarjeve të 27 prillit Mitko Çavkov, i cili atëherë ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike gjatë dhunës të ketë qenë vetëm disa qindra metra larg Parlamentit dhe është lokalizuar përmes celularit.

Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, deklaroi se atë mbrëmje në çastet kritike, Çavkovi ka qenë i pakapshëm për të, madje nuk ka funksionuar as tetra-sistemi i cili incizon komunikimin e njësive në drejtoritë kryesore të MPB-së gjatë situatave të jashtëzakonshme.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori