Me qëllim të ngritjes së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, më 24 maj 2021 ka nxjerrë Udhëzimin për zbatimin, monitorimin, raportimin dhe publikimin të aktiviteteve të Prokurorit të Shtetit, të realizuara në kuadër të përgjegjësive dhe obligimeve ligjore.
“Me anë të këtij udhëzimi, synohet të avancohet transparenca institucionale, ku krahas publikimit të raporteve të rregullta të punës, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar që në mënyrë periodike të publikohen edhe raportet e monitorimit të zbatimit të Planit të punës, si dhe raportet e koordinatorëve – prokurorë, të caktuar në fushëveprimtari të ndryshme, duke iu mundësuar mediave, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë të kenë qasje dhe informacione gjithëpërfshirëse për të gjitha punët dhe aktivitetet e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin për media.
Si rezultat i këtij udhëzimi është hartuar Raporti monitorues për zbatimin e Planit të punës së Prokurorit të Shtetit për periudhën janar-prill 2021, në të cilin janë të paraqitura të gjitha aktivitetet e realizuara në kuadër të objektivave që dalin nga ky plan.
“Kryeprokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për të avancuar transparencën dhe llogaridhënien si elemente thelbësore për forcimin e besimit qytetar në institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.
Raportin monitorues të zbatimit të Planit të punës për periudhën janar-prill 2021 mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit