LAJMI I FUNDIT:

Prokurori kërkon rritjen e dënimit për aktivistët e VV-së

Prokurori kërkon rritjen e dënimit për aktivistët e VV-së

Prokurori Abdurrahim Islami ka kërkuar dënim më të lartë për aktivistët e Vetëvendosjes, Adea Batusha, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Frashër Krasniqi, për sulmin në Kuvend.

Është siguruar ankesa e prokurorit të rastit, Abdurrahim Islami, kundër aktgjykimit të shkallës së parë përmes të cilit dënoi 4 aktivistët e VV- së në total prej 21 vjetësh e 6 muajsh burg.


Ankesa e prokurorit fillon me pakënaqësinë ndaj dënimit të shqiptuar për Ade Batushës, atë prej 2 vjet burgim, derisa përfundon me propozimin që të akuzuarve t’u shqiptohet dënim me burgim më të lartë.

Prokuroria në ankesë ka vlerësuar se me rastin e shqiptimit të dënimit për të akuzuarën Adea Batusha, gjykata ka bërë shkelje të ligjit penal, me arsyetimin se dënimi prej 2 vjetësh për atë vepër penale, është dënim nën kufirin e paraparë ligjor, derisa për një vepër të tillë, dënimi minimal do të ishte prej 5 vjetësh burgim, raporton Kallxo.com

Sipas prokurorisë, nuk ka ekzistuar asnjë rrethanë lehtësuese për Adea Batushën e cila do të arsyetonte dënimin nën minimum ligjor, pasi që Adea as nuk ka pranuar fajësinë, e as nuk ka lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Prokuroria në ankesë pretendon se as dënimet e të tjerëve nuk u përgjigjen shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale të kryer.

“Bazuar në faktin se në këtë rast kemi të bëjmë me një gjuajtje me raketë- hedhës të një institucioni shtetëror, i cili nuk mund të krahasohet me asnjë institucion tjetër, ngase ai është objekti i organit më të lartë legjislativ i shtetit të Kosovës dhe vetëm fati që raketa nuk depërtoi brenda objektit ka shpëtuar që ky objekt të mos digjet në tërësi dhe të mos ketë pasoja me njerëz”, thuhet më tej në ankesë.

Në fund të ankesës, prokuroria ka propozuar që aktgjykimi i shkallës së parë të ndryshohet, ashtu që të akuzuarve t’u shqiptojë dënim me burgim më të lartë.

Portali ka siguruar edhe ankesën e avokatit të Atdhe Arifit, i cili u dënua me 6 vjet burg.

Avokati i Arifit, Ramiz Krasniqi, pretendon se aktgjykimi i shkallës së parë është i paligjshëm, i pambështetur në asnjë provë, “përpos në bindjen e lirë dhe të paluhatur të gjykatësit”, ka thënë ai në ankesë.

“Ankesa më e mirë kundër këtij aktgjykimi është vetë aktgjykimi”, e ka nisur ankesën avokati Krasniqi, derisa ka shtuar se “ky aktgjykim, si i tillë, nuk meriton të ngelet në analet e gjyqësorit të Republikës sonë!.

Përkundër prokurorit që ka kërkuar dënim më të lartë për të akuzuarit, avokati Krasniqi i ka kërkuar Gjykatës së Apelit që të mbrojturin e tij, Atdhe Arifin, ta lirojë në mungesë të provave.

Në tetor të vitit 2016, katër aktivistët u shpallën fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjet e 6 muaj burg.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016 ndaj Kuvendit të Kosovës.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti, ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike, ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga gjykata themelore.

Pjesë e aktakuzës ka qenë edhe Astrit Dehari, i cili në nëntor të vitit 2016 ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Kallxo.com/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori