LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për pagat, sa ishin dhe sa do të jenë pagat e zyrtarëve shtetërorë? (Infografikë)

Projektligji për pagat, sa ishin dhe sa do të jenë pagat e zyrtarëve shtetërorë? (Infografikë)

Projektligji i ri për pagat i propozuar nga Qeveria Haradinaj, ka shkaktuar pakënaqësi të shumta, gjë që ka bërë që sektorë të ndryshëm të hyjnë në Grevë.

Sektorët që tashmë janë në grevë assesi nuk po i pranojnë ofertat për rritje të pagave nga Qeveria.


Presidenti ka koeficientin më të lartë të pagës, që vlerësohet me koeficientin 12. Ai do të ketë pagën 2,868 euro, që i bie rreth 196 euro më shumë se që e ka aktualisht e që është 2,672 euro.

Me vendimin e fundit  të Qeverisë  paga e kryeministrit do të jetë 2,950 euro. Por, së fundmi kryeministri ka kërkuar që kjo pagë të ulet.

Kësaj iniciative të kryeministrit për ulje të pagës së tij i është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Por, sipas ligjit për paga ai dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të kenë pagën 2,390 euro, ngase kanë koeficientin e pagës 11.

Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës, si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, do të kenë koeficientin 8.50 që nënkupton të marrin pagë mujore 2,031 euro.

Rritje të lartë në pagë kanë përfituar dhe vartësit e kryeministrit Haradinaj.

Ndryshimet e pagave për zyrtarët shtetërorë

Nga 2,500 euro do të paguhen zëvendëskryeministrat, ndërsa më herët janë paguar nga 1,356 euro, një rritje kjo prej afër 90 për qind.

Nuk do të qëndrojnë keq me paga as ministrat. Ata tash do të paguhen 2,000 euro për muaj, nga 1,270.50 euro që ishin paguar më herët, me një rritje prej më shumë se 70 për qind. Ndërsa, zëvendësministrat do të jenë të vetmit që do t’u zbritet paga, nga 1,182.50  euro, ata do të paguhen për muaj me 1,150 euro. Por ulja e pagës së tyre është shumë e vogël, vetëm 32 euro.

Këshilltarët e lartë politikë  gjithashtu do të gëzojnë paga të larta. Këshilltari i lartë i kryeministrit dhe i ministrit deri më tani janë paguar nga 693 euro, por nga tani ata do të paguhen 1,340 euro, përkatësisht 1,050 euro, me gati 100 për qind rritje. Ndërsa, këshilltari politik i ministrit tash do të paguhet 800 euro bruto, nga 577.50 euro bruto që ishte paguar më herët.

Po ashtu, asistentët dhe shoferët do të gëzojnë paga të larta. Asistenti i lartë i kryeministrit tash do ta ketë pagën 970 euro. Asistenti i lartë i ministrit do ta ketë pagën prej 600 euro nga 407.55 euro, apo 80 për qind më shumë, ndërsa shoferi i tij do të paguhet 580 euro nga 348.56 euro që ishte paguar më herët, me një shtim page mbi 80 për qind.

Ndryshimet e pagave për zyrtarët shtetërorë

Këto nuk janë përfitimet e vetme që kabineti qeveritar do të ketë në Projektligjin e ri për pagat.

Referuar nenit 21, pika 1 të Rregullores për fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave thuhet se kryeministri mund të emërojë deri në 12 këshilltarë politikë.

Por, me ndryshim-plotësimin e kësaj Rregulloreje, numri i këshilltarëve rritet për 9 dhe kryeministri mund të emërojë deri 21 këshilltarë politikë.

Secili nga këta 88 zyrtarë të lartë ka të drejtë në një shofer, që i bie kryeministri, zëvendësit e tij, ministrat dhe zëvendësit e tyre. Pra, janë 88 shoferë që duhet të punojnë për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat.

Ky klasifikim në Projektligjin për pagat ka nxitur pakënaqësi sidomos të mësimdhënësve dhe të mjekëve. Ata kërkojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe ngritje të koeficientit të pagës. Nga 12 koeficienta, sipas renditjes në projektligj, mësimdhënësit e kanë  koeficientin e pagës nën 3. Paga më e madhe në arsim është ajo e Drejtorit të Shkollës së Mesme që merr 645 euro në muaj.

Krahasuar me pagat e shefave të Qeverive në Ballkanin Perëndimor, del se Kryeministri Haradinaj ka pagën më të lartë në rajon. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1,700 euro. 400 euro pagë më të vogël sesa të Ramës e ka Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me 1,300 euro. Kryeministri malazez Dusko Markoviq e ka pagën 1,130 euro, ndërsa Ana Bërnabiq, shefja e Qeverisë serbe paguhet vetëm 1,000 euro në muaj

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu në RTV Dukagjini ka thënë se ligji për pagat do të shkoj në Kuvend me 31 janar për t’u votuar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori