Projektligji për pagat me të cilin synohet nivelimi i pagave për punë të njëjta të cilat paguhen nga buxheti i shtetit, pritet të shkojë në Kuvend në muajin qershor.
Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Projektligji për pagat, ishte miratuar në qeverinë e kaluar të kryeministrit Isa Mustafa, në fund të vitit 2016 dhe u pati proceduar në Kuvend.
Por ende pa u diskutuar as në Kryesi të Kuvendit e as në Komisione ishte tërhequr nga Qeveria pas kërkesës së Bashkimit Evropian.
Zyra e BE-së në Kosovë kishte kërkuar që Projektligji për Pagat të procedohet në Kuvend në pako me Ligjin për shërbimin civil dhe Ligjin për organizimin e administratës publike.
Që nga ajo kohë ka pasur disa parashikime se kur projektligji do të shkonte në Kuvend.
Dhe parashikimi më i fundit është dhënë nga ministri i Administratës Publike, Yagcilar.
“Ne besojmë se gjatë muajit qershor do të vije në Kuvend, do të vinë ligjet në pako, pasi që edhe kërkesat kanë qenë të dërgohen në pako dhe pastaj në procedurat parlamentare do të shikohet që kjo sa më shpejt të përfundon dhe pastaj të bëhet edhe planifikimi sa i përket hyrjes në fuqi, sepse duhet të bëhet përshtatja edhe përmes akteve nënligjore dhe përshtatja e ligjeve tjera që ligjet të jenë të zbatueshme”, ka thënë ministri.
Yagcilar tha se ligji nevojitet të miratohet sepse ai tashmë është edhe pjesë e Agjendës europiane.
“Është pjesë edhe e reformave të Administratës Publike. Ne jemi duke punuar intensivisht në këtë ligj, edhe në ligjin për organizimin e administratës publike dhe në ligjin për zyrtarët publikë, ose ligjin për shërbimin civil”, tha ai.
Pagat e fuqisë punëtore që paguhen nga buxheti i shtetit, do të përcaktohen sipas koeficientit, theksoi ministri Yagcilar.
“Në aspektin shifror nuk mundemi tash për të dhënë informata, por në aspektin e raportit, koeficienteve planifikohet paga bazë të jetë 1 me 11 ose maksimumi 1 me 12. Pastaj bëhet përcaktimi I vlerës së koeficientit i cili varet edhe nga buxheti I Republikës së Kosovës e prej faktorëve tjerë, pastaj mund të kalkulohet sa do të jetë paga më e ultë ose më e lartë në kuadër të buxhetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Me ligj synohet të bëhet nivelim sipas pozitave në kuadër të funksionarëve dhe zyrtarëve publikë, faktikisht të gjithë njerëzve të cilët përfitojnë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Aty përfshihen pozita e presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrave, deputetëve, kryeshefa të agjencive, pastaj kalohet edhe në fushat e shërbimit civil, përkatësisht tek arsimi, shëndetësia e policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër