LAJMI I FUNDIT:

Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zgjatet pista dhe hapen rrugë të reja ajrore

Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zgjatet pista dhe hapen rrugë të reja ajrore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka folur për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe për normalizimin e hapësirës ajrore.

Aliu ka dhënë detaje të reja rreth projektit që tashmë është në fazën e finalizimit, transmeton Telegrafi.


“Kemi kënaqësinë që sot në këtë konferencë të flasim për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin e Prishtinës, dhe po ashtu për normalizimin e hapësirës ajrore. Ky është projekt i veçantë dhe ka rendësi të jashtëzakonshme për Aeroportin e Prishtinës, pasi që e bënë konkurrues në rajon, me finalizimin e këtij projekti do të realizohet zgjatja e pistës nga 2 mijë e 500 metra sa është momentalisht në 3 mijë e 50 metra dhe do të kemi instalim të pajisjeve të rëndësishme përcjellëse për rritjen e kapaciteteve teknike të agjencionit të shërbimit të navigimit ajror për ofrimin e shërbimeve në vend”, deklaroi ai.

Ministri shtoi tutje se “me realizimin e këtij projekti, sistemi instrumental i aderimit në këtë aeroport avancohet nga kategoria 2 në kategorinë 3 b, e që është një avancim jashtëzakonisht cilësor që aeroportin e bënë konkurrent në rajon”.

“Po ashtu pajisjet e navigimit do të luajnë rol të rëndësishëm për aderim në kushte të vështira atmosferike, dhe me këtë rast eliminohet shkaktari kryesor i fluturimeve dhe rënies së numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Po ashtu, më këtë projekte do të mundësohet normalizimi i hapësirës ajrore, që nënkupton hapjen e rrugëve të reja për shtetet fqinje, autoritetet e Kosovës kanë punuar ngushtë më NATO-n, KFOR-in dhe Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare të aviacionit dhe palët në rajon për normalizim”, theksoi ministri në konferencë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori