Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi sot se, në fund të vitit do të përfundojë studimi i fizibilitetit për projektin e gazifikimit të Shqipërisë dhe më pas do të fillojë menjëherë investimi në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, në Baku, me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Aliyev u shpreh i sigurt se, kjo vizitë do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona.
“Kjo vizitë tregon sesa të ngushta janë marrëdhëniet tona dhe sa aktiv është dialogu ynë. Kemi krijuar një dinamikë mjaft të veçantë në lidhjet dypalëshe të bazuar në miqësi dhe mbështetje të ndërsjellët. Përkrahim njëri-tjetrin si në Kombet e Bashkuara edhe në bashkëpunime të tjera”, tha ai.
Aliyev u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Shqipërisë në organizatat ku Azerbajxhani nuk është i pranishëm.
“I kam shprehur mirënjohjen time presidentit dhe qeverisë së Shqipërisë për përkrahjen ndaj Azerbajxhanit në Samitin e Frankofonisë, ku kishte një përpjekje nga një vend anëtar i Frankofonisë për të kaluar një paragraf ku të përfshihej në dokumentin përfundimtar një paragraf kundër thelbit të Azerbajxhanit. Shqipëria ishte vendi i cili e bllokoi këtë paragraf dhe ky ishte tregues i miqësisë dhe angazhimit të fortë të parimeve bazë të ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial. Edhe në organizatat ku Azerbajxhani nuk mund ta mbrojë veten e tij ne kemi të pranishme vende si Shqipëria dhe jemi mirënjohës për këtë”, theksoi ai.
Gjithashtu, Aliyev shtoi se, “kemi diskutuar sot për të ardhmen, marrëdhëniet politike midis dy vendeve, veprimtarinë e përbashkët në organizatat ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë, sigurisht në axhendën tonë kishte çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, tregtinë. Gjithashtu ripërsërita që investitorët e Azerbajxhanit janë të gatshëm që të konsiderojnë në mënyrë serioze projektet në Shqipëri, qoftë në turizëm, në bujqësi, ose në çdo fushë tjetër. Mendoj që në vitet e ardhshme do të kemi informacion më tepër në lidhje me këto që do të hapë dhe një faqe të re në marrëdhëniet tona “.
Por, nënvizoi ai, “deri tani faktori kryesor i bashkëpunimit kishte të bënte me sektorin e energjisë, që është e rëndësishme, jo vetëm për vendet tona, por edhe për një numër të madh vendesh, në veçanti TAP, i cili është korridori gazsjellës që kalon nëpër Shqipëri, tani është burim i sigurisë së energjisë”.
“Duke marrë parasysh punën aktive të Azerbajxhanit në Bashkimin Europian, në çështje të furnizimit me gaz dhe në dokumentet që janë nënshkruar midis BE-së dhe Azerbajxhanit, në partneritetin strategjik për fushën e energjisë, këto të gjitha përbëjnë faktorë të rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, sepse siguria e energjisë nëpër vendet europiane jepet nëpërmjet korridoreve të gazit. Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi dhe dërgimi i gazit gjithashtu”, theksoi Aliyev.
Ai foli edhe për projektin e gazifikimit të Shqipërisë,
“Një pikë tjetër e diskutimit gjatë komunikimeve tona është projekti i gazifikimit të Shqipërisë dhe është përzgjedhur një projekt-pilot. Gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim fizibiliteti në lidhje me këtë dhe mendoj se pas kësaj shpresoj do të fillojmë menjëherë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit”, tha Aliyev.
Gjithashtu, vijoi ai, “diskutuam sesi mundemi të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet e tjera fqinje me të”.
“Gjithashtu jam i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë që ishte një vendim që u mor gjatë vizitës sime zyrtare në Shqipëri dhe kur u ktheva në Baku, ditën e nesërme, gjithashtu dhe ambasada në Tiranë filloi veprimtarinë e saj”, tha presidenti i Azerbjaxhanit.
“Kemi një vullnet mjaft të fortë politik për të vazhduar këto lidhje dhe të gjitha këto marrëveshje janë duke u përmbushur, duke u zbatuar. Shpresoj dhe me këtë vizitë të z. President ku kemi rënë dakord për të pasur takime të rregullta dhe në çdo takim të rishikojmë çfarë është kryer dhe të planifikojmë hapat e mëtejshëm”, përfundoi Aliyev. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vlora-Citaku-780x439.jpg)
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Hashim-Thaci-e1733510420349-780x439.jpg)
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re