LAJMI I FUNDIT:

Projekti i fundit i Ares është Porsche 911 Targa dhe është unike

Projekti i fundit i Ares është Porsche 911 Targa dhe është unike

Kur bëhet fjalë për kryeveprat në botën e veturave, Ares Design është një nga mjeshtërit e këtij arti.

Ares Design ka një numër projektesh prapa dhe ato janë veçanërisht mbresëlënëse bazuar në Porsche 911 Targa.

Asses 964 Targe është një nga projektet më të mira të restaurimit dhe modifikimit, dhe 991 GT3 Targa 2018 ishte gjithashtu një “bombë”.

Kompania italiane vazhdon traditën e saj të shembujve të bukur të 911 Targa, dhe projekti i fundit është 911 Targa i gjeneratës 992. Vetura është elegante, me shumë stil dhe përmban gjithçka që mund të pritet nga Ares.

Ashtu si Ares 964 Turbo i prezantuar në fillim të këtij viti, Ares 992 Targa është një projekt unik, duke pasur parasysh një komplet të ri të trupit aerodinamik të karbonit të krijuar nga Centro Style dhe i integruar me shije në trup.

Kompleti i trupit e ka zgjeruar veturën me 8 cm përpara dhe 4 cm prapa, dhe pjesa e brendshme është rishikuar plotësisht me lëkurë të cilësisë më të lartë.

Përveç përmirësimeve estetike, Ares 992 Targa gjithashtu vjen me performancë më të mirë.

Makina unike u porosit nga një blerës pa emër, dhe çmimi nuk u zbulua. /Telegrafi/