LAJMI I FUNDIT:

Projekt hulumtim për çështjen e strehimit të romëve në komunën e Kërçovës

Projekt hulumtim për çështjen e strehimit të romëve në komunën e Kërçovës

Se cilët janë problemet me të cilat përballen romët në komunën e Kërçovës në aspektin e strehimit të tyre, duhet të tregojë pyetësori që është pjesë e projektit ”Strehimi – hap përpara drejt një të ardhme më të mirë të bashkësisë rome”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

AIM bën të ditur se tashmë kafilluar shpërndarja e pyetësorëve që sipa Idaver Rexheposkit, bashkërendues i projektit, ky pyetësor është lëshuar në qarkullim në lagjet me popullsi rome, për 30 ditë me radhë.


Projekti në fjalë është financuar nga BE-ja dhe do të zgjatë gjashtë muaj, pra nga 15 janari deri më 15 korriku i këtij viti. Projekti zbatohet nga disa shoqata joqeveritare të bashkësisë rome./Telegrafi/