LAJMI I FUNDIT:

Me projeksionin e filmit „Fati“ përfundoi Festivali i nëntë i filmit francez

Me projeksionin e filmit „Fati“ përfundoi Festivali i nëntë i filmit francez

Me projeksionin e filmit „Fati“, mbrëmë në Qendrën për kulturë “Grigor Përliçev” në Ohër, përfundoi edicioni i nëntë i Festivalit francez të filmit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit, mysafir special ishte regjisori Christian Vincent, të cilit iu nda çmimi „Maska e artë“, ndërsa morën pjesë edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer dhe kryetari i komunës së Ohrit, Nikola Bakraçeski.


Regjisori Vensan ka theksuar se për të është nder i madh të jetë fitues i kësaj mirënjohjeje të lartë. “Gjithmonë përpiqem që përmes filmave të mi ta prezantoj vendin tim, me qëllim që publiku i huaj ta njoh më mirë”, ka thënë ai.

Ambasadorja franceze Oer ka theksuar se është krenare me rezultatet e deritanishme të Festivalit dhe se në të ardhmen planifikojnë të njëjtin ta organizojnë në suaza ndërkombëtare.

Sipas Bakraçeskit, festivali është bërë shenjë njohëse dhe se kontribuon për afrimin e kulturave, por edhe për mirëkuptim më të madh midis popullit maqedonas dhe atij francez.

Në kuadër të Festivalit të nëntë të filmit francez në Ohër u shfaqën edhe filmat „Capris“ në regji të Emmanuel Mure dhe “Tre zemra” të regjisorti Benoît Jacquot./Telegrafi/