LAJMI I FUNDIT:

Profesori serb: Regjimi është i gatshëm të qëllojë me armë mbi popullin e vet

Profesori serb: Regjimi është i gatshëm të qëllojë me armë mbi popullin e vet

Profesori i Fakultetit Filozofik në Beograd dhe sociologu i njohur, Jovo Bakiq, në një intervistë për revistën “Radar”, ka shprehur kritika të forta ndaj pushtetit aktual në Serbi, duke theksuar se regjimi është i gatshëm të përdorë dhunë kundër qytetarëve të tij, përfshirë përdorimin e armëve të ndaluara gjatë protestave paqësore.

“Një pushtet që krenohet me serbizëm, përdor armë kundër serbëve, ndërkohë që ata janë duke nderuar viktimat e korrupsionit shtetëror. Kjo tregon se regjimi i sheh serbët si armiq”, tha Bakiq, duke komentuar protestat e fundit të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave, sipas dëshmive të pjesëmarrësve, janë përdorur armë zanore.

\
Lexo po ashtu \

Sa i përket përdorimit të armëve zanore, Bakiq theksoi se këto armë u përdorën për të shkaktuar trauma psikike dhe lëndime fizike, në momentin kur qytetarët po nderonin viktimat.


“Ky është një mesazh i qartë se regjimi është i gatshëm të shkojë deri në fund. Por ata harrojnë se edhe policët janë pjesë e këtij populli, dhe shumë prej tyre nuk do të pranojnë të mbështesin struktura kriminale,” shtoi ai.

Bakiq shpreh mbështetje për thirrjet e studentëve për grevë të përgjithshme dhe apelon që shoqëria të organizohet më gjerësisht – nga punëtorët e shërbimeve publike deri te mësuesit. “Nëse GSP mund të ndalet për një ditë, mund të ndalet edhe gjatë ditëve të punës. Edhe ata janë të pazëvendësueshëm”, tha ai.

Edhe një viktimë nga tragjedia e Novi Sadit - shkon në 16 numri i të vdekurve
Lexo po ashtu Edhe një viktimë nga tragjedia e Novi Sadit - shkon në 16 numri i të vdekurve

Për sa i përket krizës, Bakiq është i qartë se “zgjidhja mund të jetë vetëm një – rrëzimi i regjimit. Pyetja është vetëm kur, si dhe me çfarë çmimi.”

Ai theksoi se gjithnjë e më shumë qytetarë, përfshirë botën akademike dhe kulturore, por edhe faktorë ndërkombëtarë, po e kuptojnë se pushteti nuk është më në gjendje të sigurojë stabilitet.

Edhe pse studentët ende nuk janë angazhuar politikisht, Bakiq beson se është afër koha kur ata do të artikulojnë kërkesat e tyre politike. “Ata tashmë kanë bërë shumë. Tani është radha jonë të bashkohemi dhe të ‘zijmë këtë mish të fortë’ derisa të shpërbëhet”. /Telegrafi/