Një profesor universiteti është duke u përballur me akuza penale, pasi dyshohet se ka vjedhur qindra mijëra para në grante kërkimore dhe i shpenzonte ato në klube striptizi, blerje në iTunes, ushqim dhe shpenzime të tjera.
Chikaodinaka Nwankpa, një profesor 57-vjeçar i kërkimit në Universitetin Drexel në Filadelfia, u akuzua këtë javë për “vjedhje nga marrja e paligjshme” dhe “vjedhje nga mashtrimi”, sipas zyrës së avokatit të rrethit Philadelphia (DAO), transmeton Telegrafi.
Ai është ish-kryetari i departamentit të inxhinierisë së universitetit. Nuk është e qartë se si paratë e grantit ishin menduar fillimisht të ishin përdorur.
“Nwankpa devijoi në mënyrë të pahijshme dhe kriminale dhjetëra mijëra dollarë që u ndanë për qëllime kërkimore në drejtim të kënaqësisë së tij private. Ai tradhtoi Universitetin Drexel dhe studentët që paguan shkollimin”, ka thënë prokurori i rrethit Larry Krasner.

Ai dyshohet se ka shpenzuar më shumë se 96.000 dollarë në vendet e argëtimit të të rriturve, si dhe më shumë se 89.000 dollarë në blerjet e iTunes. Kjo është hera e dytë që Nwankpa është akuzuar për shpenzime të dyshimta në klubet e natë. Departamenti i Drejtësisë zbuloi se shumica e parave të shpenzuara midis korrikut 2007 dhe dhjetorit 2017 shkuan në klubet e zhveshjes në Philadelphia.
“Ky është një shembull i mashtrimit flagrant dhe një keqpërdorimi të turpshëm të fondeve publike”, tha avokati amerikan William M McSwain.
Prokurorët ka shtuar se Nwankpa i ka kthyer 53.328 dollarë në tetor. Profesori u la i lirë nga paraburgimi për akuzat e fundit këtë javë, pasi bëri një pagesë prej 25.000 dollarësh garanci dhe dorëzoi pasaportën e tij. Seanca dëgjimore është caktuar për 29 janar.
Ai mund të përballet me 14 vjet burg dhe të paguajë dhjetëra mijëra dollarë gjobë, nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Skandal në Francë: Gratë e zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me presidentin Jacques Chirac

Mjekja e mori kastorin në shtëpi për rehabilitim - shikoni se si ai e ndërton një 'digë'

Braziliani i martuar me gjashtë gra, planifikon të bëjë fëmijë me secilën

YouTuberi i famshëm MrBeast i jep kamarieres një makinë në formë bakshishi

Lopa në Angli bëhet virale, bëhet kinse po fle në kohën e mjeljes

Zhvendosja e hipopotamëve të Escobarit do të kushtojë 3.5 milionë dollarë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr