LAJMI I FUNDIT:

Profesori britanik tregon dallimin mes gripit dhe coronavirusit

Profesori britanik tregon dallimin mes gripit dhe coronavirusit

Profesori nga Britania e Madhe, Hugh Montgomery, drejtor i Institutit UCL për Shëndetësi në Universitetin e Londrës, ka shpjeguar dallimin mes gripit të “thjeshtë” dhe coronavirusit të ri – duke dhënë detaje të frikshme në numra.

“Nëse prekem nga një grip normal, do të infektoj 1,3 – 1.4 njerëz. Nëse ata e bartin tutje – është faza e dytë e përhapjes. Por kur ndodh rrethi i dhjetë i përhapjes, do të jem përgjegjës për 14 raste me grip. Ky coronavirus është shumë përhapës, kështu që çdo person e përhap tek të paktën tre persona tjerë. E në shikim të parë nuk duket se ka ndonjë dallim të madh, por nëse të gjithë këta të tre infektojnë tre tjerë – pas rrethit të dhjetë të përhapjes – do të jem përgjegjës për infektimin e 59 mijë personave tjerë”, ka thënë profesori Montgomery, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se si shumica e njerëzve do të ndihen plotësisht mirë ose do të kenë simptoma të lehta, por që virusi do të vazhdon të përhapet. Një pjesë e tyre do të sëmuren, sipas të gjitha gjasave pas 10 ditëve kur janë infektuar.


Ata do të detyrohen të shkojnë në spital, ku do të marrin tretmanin e duhur dhe do të mbikëqyren në rast se simptomat e tyre përkeqësohen edhe më shumë. E nëse një gjë e tillë ndodh, do të transferohen në repartin e kujdesit intensiv.

“Edhe aty nëse sëmuren shumë, do të mendoni nëse do t’i shpëtoni vdekjes. Nëse kemi një ambient të kufizuar të veprimit siç e kemi tani me numrin e kufizuar të respiratorëve, personelin shëndetësor, njerëzit nuk do ta kenë tretmanin adekuat”, ka shpjeguar tutje profesori.

Në pyetjen e gazetari të Channel 4 – nëse është fundi i botës, profesori Montgomery thotë: “Nuk duhet ta kujtojmë këtë, do të jetë keq, do të jetë shumë keq për një pjesë të caktuar të njerëzve, por do të jetë një përqindje shumë e vogël e atyre që do të sëmuren shumë dhe shumë më e vogël do të jetë përqindja e atyre që do të shtrihen në repartin intensiv. Mund t’ia shpëtojmë jetën shumë njerëzve të prekur me coronavirus. Por, ju lutem, mbani në mend, shansi më i mirë që mund t’jua japim njerëzve që sëmurën rëndë, është të kemi mjaftueshëm shtretër dhe personel”, ka thënë për fund ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Sg7RnPPKN48&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori