LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha Majlinda Bregasi mbështet VV-në dhe Albin Kurtin për kryeministër

Profesoresha Majlinda Bregasi mbështet VV-në dhe Albin Kurtin për kryeministër

Majlinda Bregasi është gjuhëtare dhe shkrimtare – profesoreshë e Gjuhës italiane në Universitetin e Prishtinës.

Fusha e saj e studimeve është analiza e diskursit politik, ku ka botuar dhjetra artikuj në revista shkencore ndërkombëtare e vendore.


Majlinda shprehë bindjen se Lëvizja VETËVENDOSJE! Mund dhe duhet ta ketë pushtetin por jo me çfarëdo kompromisi.

Konsistenca e saj në parime tregon për seriozitetin e lartë të këtij subjekti dhe sinqeritetin e tyre politik.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë kompromiseve nga më absurdet, nga më të pa imagjinueshmet të cilat na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi, sikurse jemi dëshmitarë të precedenteve se në politikë mund të qëndrosh i moralshëm”.

“Dëshmi për këtë është Albin Kurti. Aktet e tij shpesh janë parekselancë. Pavarësisht ndihmës së madhe të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova është e vetmja geto e Ballkanit. Kjo vjen nga mungesa e një politike të dinjitetshme”.

Për këto dhe shumë arsye tjera, profesoresha Majlinda Bregasi fton qytetarët e Republikës së Kosovës ta votojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe Albin Kurtin për kryeministër.

Vetëvendosje garon me numër 126 në këto zgjedhje.