Prof. Taro Komatsu nga Japonia pjesëmarrës në Edicionin e Dytë të Forumit të Paqes në Pejë

Forumi i Paqes në Pejë ka nderin të mirëpres Prof. Taro Komatsu, nga Universiteti Sophia, në Tokyo.
Prof. Komatsu është specialist i njohur ndërkombëtarë i Edukimit Kualitativ, puna e të cilit ka frymëzuar shumë njerëz në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe vendin tonë.
Prof. Komatsu ka një përvojë shumëvjeçare nga vende të ndryshme dhe institucione ndërkombëtare si UNESCO Paris dhe Sarajevë, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe JICA në Pakistan dhe në Afganistan.
Ai është autor i shumë teksteve të botuara në vende dhe gjuhë të ndryshme.
Libri i fundit i Prof. Komatsu, "Education and Social Cohesion in a Post-Conflict and Divided Nation" (Springer), sintetizon dy dekadat e tij të hulumtimit në këtë fushë.
Forumi i Paqes në Pejë falënderon Prof. Komatsu për pranimin e ftesës për të ndarë përvojën e tij shumëvjeçare me pjesëmarrësit e Forumit. Ky është një nderim i veçantë për Forumin e Paqes, për Pejën dhe Kosovën tonë të dashur.
Për të përcjellur punimet e forumit dhe diskutimin me Prof. Komatsu, me 5 Nëntor, 2025, ju lutem regjistrohuni në: https://pejapeaceforum.org/

















































