Produkti që nuk duhet ta përdorni kurrë në dërrasën tuaj të prerjes së drurit pasi mund t’ju sëmurë

Dërrasat e prerjes janë një element kryesor i çdo kuzhine në mbarë globin, ato përdoren për çdo gjë, nga përgatitja e darkës tuaj deri te prerja e një buke të freskët.
Të disponueshme në një larmi materialesh nga druri në plastikë, dërrasat e prerjes mund të bëhen baza e rritjes së baktereve nëse nuk pastrohen siç duhet.
Mund të duket si një ide e mirë të lani të gjitha enët e gatimit në ujë të ngrohtë me shampon, megjithatë ekspertët rekomandojnë të shmangni shamponin e enëve kur bëhet fjalë për dërrasën tuaj të prerjes.
Sipas Expert Home Tips, shmaponi i enëve nuk është një pastrues ideal për dërrasën tuaj, veçanërisht nëse është përdorur për të përgatitur lloje të ndryshme ushqimesh. Duke qenë se ne shpesh përdorim dërrasat e prerjes për të përgatitur mishin, është e rëndësishme që t’i trajtojmë ato tërësisht pas çdo përdorimi.
Mishi i papërpunuar përmban baktere të dëmshme të cilat transferohen lehtësisht në dërrasat tona të prerjes gjatë përgatitjes. Ndërsa shamponi i enëve është një pastrues i mirë për tenxheret dhe tiganët me yndyrë, sipërfaqja e ftohtë e një dërrase prerëse kërkon diçka më të fortë.
Ekspertët rekomandojnë që ta njomni dërrasën tuaj të prerjes me zbardhues pas çdo përdorimi. Kjo do të sigurojë që ajo të jetë sterile dhe do të parandalojë rrezikun e çdo transferimi të baktereve.
Është gjithashtu e rëndësishme të përgatisni mishin tuaj të papërpunuar në një dërrasë të veçantë ose ta lani me kujdes me zbardhues përpara se ta përdorni përsëri. Nëse nuk pastrohen siç duhet, mikrobet e dëmshme nga mishi i papërpunuar mund të qëndrojnë në dërrasat e prerjes së drurit pasi ato janë poroze.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që ta vendosni dërrasën tuaj të prerjes së drurit në anën e saj dhe ta lini të thahet në ajër, në vend që të përdorni një peshqir enësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Dhoma e ditës sipas Feng Shui

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania