Produkti për lëkurën që duhet ta shmangni nëse keni djegie

Dermatologët nga Fondacioni Britanik i Lëkurës paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet.
Sipas dermatologëve britanikë, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.
Vazelina vepron si një barrierë midis lëkurës dhe ajrit duke e mbajtur nxehtësinë direkt në djegie. Kjo vetëm do ta rritë kruajtjen dhe do ta rritë dhimbjen.
“Kini kujdes duke përdorur kremra ose losione që përmbajnë naftë, benzokainë ose lidokainë. Ato ose mund të bllokojnë nxehtësinë në lëkurë ose të shkaktojnë acarim lokal të lëkurës”, janë shprehur dermatologët nga British Skin Foundation.
Ata deklarojnë se mënyra më e mirë për t’i trajtuar djegiet është përdorimi i produkteve natyrale. Ata theksojnë se kosi dhe qumështi ndihmojnë më së miri me djegiet. Kjo për shkak se produktet e qumështit kanë një vlerë më të lartë pH dhe kjo ndihmon në uljen e nxehtësisë.
Përveç kësaj, ata sugjerojnë përdorimin e qeseve të çajit të zi të ftohtë ose kastravecit të freskët, sepse ato kanë veti natyrale antioksiduese që ndihmojnë në lehtësimin e djegieve. Nëse nuk jeni në gjendje të përdorni disa nga këto ushqime natyrale, blini kremra ose qetësues kundër dhimbjeve, por së pari kontrolloni përbërësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët