LAJMI I FUNDIT:

Produkti i Brendshëm i Kosovës shënon rritje reale për 3.5%

Produkti i Brendshëm i Kosovës shënon rritje reale për 3.5%

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin ‘Bruto Produktin Vendor, tremujori i parë 2018’, ka shënuar rritje reale për 3.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë të 2017-së.

ASK thotë se rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto është vërejtur tek aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 10.8 për qind, industria përpunuese me 4.8 për qind, transporti dhe magazinimi me 6 për qind, tregtia me shumicë dhe pakicë me 5.2 për qind, afarizmi me pasuri të patundshme me 1.8 për qind, hotelet dhe restorantet me 1 për qind, bujqësia, gjuetia, pylltaria me 0.7 për qind, administrimi publik me 2.6 për qind, ndërtimtaria me 9.9 për qind dhe furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave me 2.6 për qind. Ndërsa, rënie reale kishte në industrinë nxjerrëse me 12.1 për qind.


“BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në tremujorin e parë të 2018-së krahasuar me periudhën e vitit paraprak në eksportin e mallrave dhe shërbimeve me 16.2 për qind, formimin e bruto kapitalit me 10 për qind, importin e mallrave dhe shërbimeve me 7.8 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 5.2 për qind dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese, shërbimet e ekonomive shtëpiake me 1.4 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së. /Telegrafi/