LAJMI I FUNDIT:

Produktet e qumështit janë super!

Produktet e qumështit janë super!

Ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar në fëmijëri është shumë i rëndësishëm për shkak se mundëson rritje dhe zhvillim të drejtë të individëve, por edhe për shkak se në atë periudhë vendosen bazat e mira për shëndetin në vitet e mëvonshme.


Në ushqim patjetër duhet të jenë të përfshirë të gjithë artikujt e të gjitha grupeve të ushqimeve (perime, pemë, artikuj të pasur me amidon, mish, vezë, peshk, qumësht dhe produkte qumështi), transmeton Telegrafi.

Nëse e eliminojmë vetëm njërin grup, mund të rrezikojmë furnizimin normal të trupit me sasi të mjaftueshme të disa nutrienëve.

Parimi themelor i ushqimit të shëndetshëm në secilën fazë të jetës, pos llojllojshmërisë, është edhe balanca.

Për t’u siguruar të rinjve, si edhe të rriturve sasinë adekuate të materie ushqyese nga qumështi dhe produktet e qumështit, ne shpesh flasim për rregullën “2 deri 3 në ditë”. Fëmijët e moshës prej 2 deri në 8 vjeç kanë nevojë të konsumojnë 2 porcione qumësht apo prodhime qumështi në ditë, ndërkaq adoleshentët 3 porcione.

Porcion qumështi apo i produkteve të qumështit mund të konsiderohet:

* 1 gotë qumësht (2dcl),

* 1 gotë jogurt apo produkte të tjera qumështi të fermentuar (2dcl),

* 1 gotë puding i përgatitur me qumësht (2 dcl),

* 2 lugë të mëdha djathi taze (50 g),

* 2 feta djathi (30 g). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori