LAJMI I FUNDIT:

Producentja ukrainase befasohet me mikpritjen që i është bërë në Kosovë

Producentja ukrainase befasohet me mikpritjen që i është bërë në Kosovë

Producentja ukrainase, Jeanne Dovhych, është shprehur e habitur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

Ajo ka treguar se si në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, një roje kufitare derisa ia ka dhënë pasaportën me vulë hyrjeje i është drejtuar me shprehjen “Slava Ukraina” (rroftë Ukraina)”.


“’A është hera juaj e parë në Kosovë?’ – më pyeti një roje kufitare në Aeroportin e Prishtinës. ‘Po, kjo është hera ime e parë këtu’. “Slava Ukraina!’ – më tha burri duke më kthyer pasaportën me vulë hyrjeje”, ka shkruar Dovhych në rrjetin social Twitter.

Qeveria heq vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës që duan të vijnë në Kosovë
Lexo po ashtu Qeveria heq vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës që duan të vijnë në Kosovë

Tutje, ajo ka përmendur faktin që Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën, ndërsa anën tjetër, kjo e fundit ka hequr vizat për të gjithë shtetasit e Ukrainës.

Vendimi për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit e Ukrainës që duan të vizitojnë Kosovën është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 9 mars të këtij viti.

“Me qëllim të solidarizimit me shtetasit ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus, propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës”, pati deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe, edhe një deputet ukrainas po bënë përpjekje që vendi i tij të njeh shtetësinë e Kosovës.

Deputeti Oleksiy Goncharenko,  ka dorëzuar në Kuvend një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori