Prodhuesve bujqësor të Maqedonisë u kërkohet investim në teknologji bashkëkohore

Në Shkup i organizua sot një tryezë e rumbullakët me temë ''Prirjet zhvillimore në sektorin e bujqësisë në rajonin e CEFTA-së - Bazë për konkurencë më të madhe në tregun e BE-së'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, prodhuesve të artikujve ushqimor u kërkohet të ndërmarrin masa konkrete për konkurencë më të madhe, fillimisht përmes investimit në teknologji bashkëkohore, pasi që shtetet e rajonit punojnë intensivisht në zhvillim dhe janë shumë para Maqedonisë.
Sipas AIM-së, tregtia në rajonin e CEFTA-së bazohet para se gjithash në shkëmbimin e prodhimeve bujqësore që përfaqësohen me më shumë se 40% në shkëmbimin e përgjithshëm.
Aktiviteti u organizua nga Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM)./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































