Prodhuesit Cruise i është kërkuar të përgjysmojë operimin e robot-taksive në Kaliforni
Operatorit amerikan të ‘robot-taksive’, Cruise, i është kërkuar që të përgjysmojë përkohësisht numrin e automjeteve autonome që operon në Kaliforni nga rregullatorët pas incidenteve të shumta në më pak se një javë.
Siç raportohet nga San Francisco Chronicle, Departamenti i Automjeteve në Kaliforni (DMW) ia bëri kërkesën kompanisë Cruise – e cila është në pronësi të gjigantit amerikan të veturave General Motors, transmeton Telegrafi.
Kërkesa u bë të premten e kaluar pas dy përplasjeve të së enjtes mbrëma.
Incidenti i parë ndodhi kur një robot-taksi i Cruise – që po bartte një pasagjer – u përplas me një kamion të zjarrfikësve.
Pasagjeri u trajtua në vendngjarje dhe u dërgua në spital me lëndime “jo të rënda”.
Disa orë më vonë, një tjetër veturë autonome e Cruise po kalonte ligjërisht në dritën jeshile kur u godit nga një tjetër kamion i zjarrfikësve që thuhet se iu përgjigj një thirrjeje emergjente.
Dy përplasjet erdhën vetëm pak ditë kur një grup prej disa makinave autonome u fajësuan për shkaktimin e bllokimit të trafikut në San Francisko. Automjetet pësuan një humbje të lidhjes për shkak të një festivali që po mbahej më shumë se gjashtë kilometra tutje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Rikthehet Ford Taurus
Kush fiton garën midis një Cybertrucku dhe Raptor R të Ford F-150?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit