Mercedes-Benz njoftoi të mërkurën se fitimi i tij në tremujorin e tretë ra me gati 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 1.19 miliard euro.

Shkaku kryesor ishte rënia e volumit të shitjeve, kostot e larta për shkak të tarifave dhe zhvillimet negative në valutë.


Fitimi i grupit para interesit dhe taksave (EBIT) u ul në 2 miliardë euro, nga 2.5 miliardë euro një vit më parë.

Mercedes po zbatojnë një plan kursimi, duke përfshirë reduktimin e kostove të prodhimit.

Në Kinë, shitjet ranë me 26.9% gjatë tremujorit.

Për të gjithë 9 muajt e parë të vitit, fitimi i Mercedes ra me gjysmë, duke reflektuar sfidat që përballon industria gjermane e automobilave. /Telegrafi/