LAJMI I FUNDIT:

Prodhohet vetura e parë elektrike në Kosovë (Video)

Prodhohet vetura e parë elektrike në Kosovë (Video)

Në korrik të vitit 2016, gjashtë krijues të rinj të qendrës BONEVET në Gjakovë, tre djem dhe tri vajza, të moshës 14 deri në 16-vjeçare, pas përfundimit të shumë orëve, klasave dhe projekteve, filluan realizimin e idesë së tyre për ndërtimin e një Veture Elektrike.

Ata u udhëzuan dhe u udhëhoqën nga mentorët më me përvojë në qendër, mirëpo e gjitha vendimmarrja dhe puna për krijimin e këtij projekti ambicioz ra mbi supet e këtyre adoleshentëve.

Ky projekt u mbështet nga IPKO, kompania e cila ishte gjithmonë e gatshme të ndihmojë nismat e të rinjve të Kosovës, duke qenë një shembull për industrinë e vendit tonë. /Telegrafi/


Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga Klan Kosova. /Telegrafi/