LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi botëror i çelikut shënon rritje të lehtë në gusht

Prodhimi botëror i çelikut shënon rritje të lehtë në gusht

Prodhimi botëror i çelikut të papërpunuar shënoi rritje të vogël me 0.6 për qind nga viti në vit në muajin gusht.

Siç njofton WorldSteel, përcjell Telegrafi, prodhimi i 64 vendeve gjatë muajit gusht ishte mbi 150 ton.


“Prodhimi botëror i çelikut të papërpunuar për 64 vendet që raportojnë tek WorldSteel ishte 156.2 milionë ton në muajin gusht 2020”, njofton shoqata.

Kina prodhoi 94.8 milionë ton çelik të papërpunuar në muajin gusht, 8.4 për qind më shumë se të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Prodhimi i çelikut të papërpunuar të Indisë dhe Japonisë ra me 4.4 për qind, përkatësisht 20.6 për qind në 8.5 milionë ton dhe 6.4 milionë ton.

SHBA me prodhim prej 5.6 milionë ton shënoi rënie prej 24.4 për qind nga gushti i vitit 2019.

Sa i përket Bashkimit Evropian, Gjermania prodhoi 2.8 milionë ton çelik të papërpunuar, një rënie prej 13.4 për qind në bazë vjetore.

Grupi theksoi se për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga pandemia COVID-19, shumë shifra të muajit gushtit janë vlerësime që mund të rishikohen me përditësimin e prodhimit të muajit tjetër. /Telegrafi/