LAJMI I FUNDIT:

ProCredit ofron shërbimin e-Commerce edhe për Telekomin e Kosovës

ProCredit ofron shërbimin e-Commerce edhe për Telekomin e Kosovës

Banka ProCredit, si institucioni i parë në Kosovë që filloi të ju ofroj bizneseve dhe tregtarëve në Kosovë mundësinë e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të tyre në Internet ka zgjeruar ofrimin e shërbimit e-Commerce edhe për Telekomin e Kosovës.

Tani e tutje, përmes shërbimit e-Commerce të gjithë mbajtësit e kartelave Master dhe VISA do mund të rimbushin llogarinë (numrin mobil të VALA-s) përmes ueb faqes zyrtare të Telekomit të Kosovës brenda 24 orëve gjatë 7 ditëve të javës pa kufizime.

“Sot, çdo njëri nga ne ka synim që të gjitha punët t`i kryejë në kohë. Shfrytëzimi sa më efikas i kohës mbetet planifikimi më i vlefshëm që bëjmë ne. Ne në Bankën ProCredit i bëjmë të gjitha përpjekjet për të dizajnuar dhe ofruar shërbime për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë si dhe të klientëve të partnerëve tanë“, tha Ilir I. Aliu drejtor gjeneral në Bankën ProCredit.

Në anën tjetër Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa shtoi ”Ky është vetëm fillimi i VALA-s në ofrimin e kryerjes së shërbimit dhe pagesave për produkte të saj (me pagesa jo cash), ne do zgjerojmë aktivitetet tona edhe në programe, softuerë, lojalitet dhe tërë kjo po mundësohet përmes internetit super të shpejtë dhe kualitativ VALA 4G/LTE”.

Të gjithë klientët të cilët pagesat e tyre i bëjnë nga brenda ose jashtë vendit do të paguajnë çmimin e njëjtë të shërbimit, pa u ngarkuar me asnjë provizion shtesë.

Vlen të theksohet se siguria e pagesave online është e verifikuar nga 3D Secure (Verified by Visa dhe MasterCard SecureCode), i cili ofron sigurinë më të lartë sa i përket pagesave online./Telegrafi/