Pas disa jave pushimi, të hënën e ardhshme rifillon puna në Gjykatën Speciale në Hagë. Puna nis me seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e që mbrojtja e tyre shpreson që kjo gjykatë të shtojë intensitetin e punës, në mënyrë që ky proces të përfundojë në një afat më të arsyeshëm.
Brenda një jave Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi paraqiten në gjykatore 4 herë, tash e më shumë se një vit.
Ish-krerët e UÇK-së, janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë për gati 4 vjet, nën akuzat për krime lufte.
Por, i gjithë ky proces e këto akuza të rënda ata janë duke i përballuar mirë e në gjendje të mirë emocionale, tregojnë nga ekipi mbrojtës i ish-Presidentit.
“Gjendja fizike dhe mendore e z.Thaçit e të gjithë atyre që janë të paraburgosur në Hagë është kryesisht e mire e stabile sepse ata kanë qenë të përgatitur për sfida të tilla, ndërsa për nga aspekti human është një humbje e madhe jo vetëm për familjarë të ngushtë por për të gjithë shoqërinë kosovare, andaj po them që sa më shpejt që merr fund ky proces është më mirë, dhe në favor të drejtësisë”, ka thënë Bekim Çollaku – pjesë e ekipit të Hashim Thaçit.
Çollaku, i cili është pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-presidentit Thaçit, shpreson që ky proces do përfundojë në një afat optimal e duke mos u zvarritur siç ka ndodhur deri më tash.
“Jemi duke folur për një proces i cili është shoqëruar me shumë të panjohura për një proces tepër kompleks, e maratonik nëse paneli i gjykatësve u përmbahet afateve që i ka përcaktuar vetë, të cilat janë valide si për prokurorinë dhe mbrojtjen ne presim që ky proces të futet me një fazë dinamike, dhe prokuroria duhet të përfundoje me deshmite deri në prill të vitit të ardhshëm”, është shprehur Çollaku.
Dhomat e specializuara në Hagë, pas pushimit veror do të nisin me seanca, javën tjetër, derisa sipas avokatit Artan Qerkini, në muajt në vazhdim pritet të merret një vendim i rëndësishëm në këtë proces.
“Në sesionin vjeshtor, të seancave gjyqësore në rastin Thaçi dhe të tjerët, pritet që Gjykata të e merr një vendim shumë të rëndësishëm të aspektit procedural, në muajin tetor është paralajmëruar një vendim i trupit gjykues që ka të bëjë me numrin e dëshmitareve dhe shpresojmë se do të vendos të reduktojë numrin e dëshmitareve të prokurorisë, dhe nëse vendos diçka të tillë si rrjedhojë do të ndikojë që të përshpejtohet procedura dhe rasti i prokurorisë të përfundojë më herët, e të vazhdojë me mbrojtjen”, ka thënë Artan Qerkini – avokat i akredituar.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur në prill të vitit 2023, derisa në paraburgim janë që nga viti 2020. Për më shumë se një vit janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës