Formimi i Qeverisë teknike në janar vitit të ardhshëm me mandate deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përkatësisht deri në formimin e Qeverisë së re, do të ketë ndikim në rritjen e ekonomike, theksojnë njohësit e çështjeve ekonomike.
Nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut kanë parashikuar që rritja ekonomike gjatë vitit të ardhshëm të jetë më e lartë sesa sivjet, megjithëse kanë shtuar se trajektorja që shënon rritjen ekonomisë do të pësojë ngecje për shkak të zgjedhjeve të parakohshme.
Njohësit e çështjeve ekonomike theksojnë se fushata zgjedhore, e cila ka filluar shumë më herët se afati ligjor, shkakton një ngërç për zhvillimin e ekonomisë, përkatësisht në një atmosferë të këtillë kompanitë më shumë janë të dekurajuar për të investuar.
Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se gjithkund në botë viti zgjedhor për ekonominë paraqet një shok.
Ai nënvizon se me shumë rëndësi sa i përket tejkalimit të të ashtuquajturit shok nga procesi i zgjedhjeve për ekonominë e vendit, do të jetë ajo se në çka do të fokusohet Qeveria e re Maqedonisë së Veriut – politikën e jashtme siç ndodh gjatë qeverisjes aktuale, ose do të vihen në fokus të zhvillimit të biznesit.
“Zgjedhjet kanë ndikimin e vet politik dhe atë ekonomik, për shkak se pasiguria që sjellin paraqet një mesazh për investitorët që të jenë më të kujdesshëm sa u përket investimeve. Aq më tepër tani që Maqedonia e Veriut ndodhet në një situatë goxha strategjike në lidhje me Bashkimin Evropian dhe integrimin e saj dhe çdo kush që do të kishte dashur të investojë, do të duhej t’i përgjigjej kësaj pyetjeje se nga do të vejë Maqedonia e Veriut”, thotë Ademi.
Nga ana tjetër, Marija Zarezankova, ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, thotë se përballja e Maqedonisë së Veriut me shumë procese zgjedhore – ato lokale, presidenciale dhe së fundmi zgjedhjet e parakohshme parlamentare – në një mënyrë të pashmangshme e vendosin në gjumë realizimin e projekteve kapitale dhe investimet.
“Mendoj se një pjesë e madhe e afaristëve, veçanërisht ata që kanë ndërlidhje të caktuara me partitë politike, do të bllokojnë aktivitetet përderisa mos fitohet një pasqyrë më e qartë se kush do të udhëheqë me shtetin”.
“Ata që tani janë me pushtetin, do të synojnë që të përmbyllin projektet e filluara duke mos e ditur se sa është në përputhje me ligjet kjo dhe ata që kanë lidhje me opozitën do të presin që të kalojnë zgjedhjet dhe të bëhet e qartë se me kënd duhet të krijojnë partneritet”, thotë Zarezankova.
Banka Popullore mbetet në parashikimin e saj për rritje ekonomike prej 3.5 për qind për këtë vit, ndërsa 3.8 për qind për vitin e ardhshëm
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Bezhovska Angelovska, megjithatë ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme të shpallura për në pranverë, përkatësisht më 12 prill, mund ta ngadalësojnë aktivitetin ekonomik.
Sipas Angellkovskas, edhe këtë vit ka dështuar realizimi i investimeve kapitale, dhe është vërejtur edhe rritje e borxhit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën