LAJMI I FUNDIT:

Procedurë hetimore kundër 16 personave për rastin ‘Ujku’

Procedurë hetimore kundër 16 personave për rastin ‘Ujku’

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit-Shkup në rastin “Ujku” dha urdhër me të cilën zbatohet procedurë hetimore kundër 16 personave, njoftoi sot Prokuroria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Procedura hetimore zbatohet për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepra penale, organizim të grupit dhe nxitje për kryerje të veprave-trafikim me njerëz, trafikim me të mitur dhe kontrabandim me emigrantë nga neni 418 ­ paragrafi 1. Kontrabandim nga neni 237 paragrafi 4, me paragrafin 1, prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullin të drogave narkotike, substancave narkotike dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 me nenin 1 dhe përpunim i palejuar, bashkëpunim dhe trafikim me armë apo materie spërkatëse nga neni 396 paragrafi 2 me nenin 1 dhe neni 22 nga Kodi Penal”, theksohet në kumtesë.

Të dyshuarit, siç thonë nga Prokuroria, një periudhë të gjatë kohore si grup në mënyrë të organizuar ka kryer pranimin dhe transportimin e emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë nga Republika e Greqisë drejtë Republikës së Serbisë.


Në suaza të hetimit Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka kërkuar nga gjykatësi kompetent të caktojë masën paraburgim kundër nëntë personave. Deri në këtë moment, siç informojnë nga Prokuroria, procedura është përfunduar kundër tre personave dhe u është caktuar masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa për të tjerët procedura është në vijim. /Telegrafi/

Detaje nga aksioni ‘Ujku’ (Video)
Lexo po ashtu Detaje nga aksioni ‘Ujku’ (Video)

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori