Probleme te Real Madridi, Modric pritet të mungojë në tri ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

Ylli i Real Madridit, Luka Modric mund të humbasë tre nga ndeshjet e tyre më të rëndësishme këtë sezon, pasi ka pësuar një lëndim muskulor këtë javë.
Mesfushori kroat lëshoi fushën kundër Girona të martën dhe menjëherë iu vendos akulli në kofshë pasi përjetoi dhimbje të konsiderueshme.
Sipas Relevo, kjo dhimbje nuk është përmirësuar në tre ditë që nga ajo kohë dhe në fakt është përkeqësuar, duke vënë në dyshim praninë e tij në disa ndeshje të rëndësishme.
Modric pritet të mungoj në finalen e Copa del Rey kundër Osasuna pas tetë ditësh dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City, që zhvillohet pas 11 ditëve.
Modrić medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 28, 2023
Kroati shpreson të rikuperohet sa më shpejt që të jetë e mundur, por shpesh këto probleme muskulore priren të marrin një javë deri në dy javë për t’u rikuperuar në minimum. Ai ka të ngjarë të jetë jashtë nga të dyja këto ndeshje vendimtare.
Megjithatë, ai mund të kthehet për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Etihad më 17 maj, që përfaqëson një datë më realiste të kthimit. Kjo duket si një goditje e madhe për Carlo Ancelottin.
Të paktën, Real Madridi mund të llogarisë në një numër mesfushorë që do të plotësojnë kroatin së bashku me Toni Kroos, edhe pse asnjeri nuk mund të përsërisë plotësisht kontributin e Modric.
Luka Modric has sustained a left leg injury and may NOT feature in the #UCL semi-final vs Man City 😳🤕 pic.twitter.com/03NiSPus4b
— LiveScore (@livescore) April 28, 2023
Fede Valverde, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Dani Ceballos mund të luajnë të gjithë në vend të yllit kroat.
Ceballos është ndoshta opsioni më i ngjashëm që Los Blancos kanë, me Ancelottin që komentoi në të kaluarën se ai është gjëja më e afërt me kroatin në sytë e tij.
Së fundmi në ndeshjet e mëdha, Valverde, Kroos dhe Modric kanë filluar me Camavinga në krahun e majtë, por ai mund të zgjedhë të luajë me Nacho Fernandez në krahun e majtë dhe ta çojë francezin përpara nëse dëshiron të luajë më me kujdes kundër Pep Guardiolës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit