LAJMI I FUNDIT:

Problematiku Payet, ashtu siç po bën në West Ham, njëjtë kishte vepruar edhe në dy skuadrat franceze

Problematiku Payet, ashtu siç po bën në West Ham, njëjtë kishte vepruar edhe në dy skuadrat franceze

Mesfushori francez, Dimitri Payet nuk po dëshiron të luajë me West Hamin.

Klubi anglez ka refuzuar disa oferta të rëndësishme për të, por francezi këmbëngul të largohet nga klubi.

Trajneri i londinezëve, Slaven Bilic ka thënë se Payet nuk dëshiron të luaj më me West Hamin dhe kësisoj nuk po stërvitë me klubin.


Për anëtarin e Kombëtares franceze ky problem nuk është i pari në karrierën e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Daily Mail’, Payet probleme të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën sa ishte në Ligue 1 tek skuadra Nantes e Saint Etienne.

Ishte viti 2006, kur Payet iu bashkua skuadrës tjetër franceze, Nantes dhe bëri përsëri një sherr në klub.

Gjatë një seance stërvitore, Payet u përlesh me ish-portierin e Manchester United, Fabian Barthez, pasi ky i fundit bëri një ndërhyrje të palejueshme ndaj reprezentuesit francez.

Payet sa ishte pjesë e Nantes

Vetëm gjashtë muaj më vonë, Nantes vendosi ta shiste atë në St Etienne.

Por tre vite më vonë, Payet bëri një sherr tjetër përsëri në seancë stërvitore pasi u kacafyt me shokun e skuadrës Blaise Matuidi duke u suspenduar nga klubi për një muaj.

Në muajin janar të vitit 2011, Payet ishte pjesë e Saint Etienne dhe bëri probleme në klub.

Francezi mësoi se për të kishte ardhur një ofertë nga PSG dhe vendosi t’i bojkotoi stërvitjet duke e humbur edhe një ndeshje ndaj Toulouses.

Pas kësaj që ndodhi, presidenti i klubit Ronald Romeyer i quajti sjelljet e tij të një idioti.

“Payet duhet të ndaloi këto sjellje të një idioti, ai duhet të fokusohet vetëm në klub”, deklaroi Romeyer.

Saint Etienne nuk e lejoi largimin e tij në drejtim të PSG, duke e mbajtur në klub dhe në qershor e shitën tek Lille.

Payet duke festuar një nga golat e tij të shumtë me Saint Etienne

Pas transferimit në Lille dhe pastaj në Olympique Marseille sjellja e Payet ishte përmirësuar dukshëm.

Por pas problemeve të tanishme në West Ham, mbetet të shihet nëse klubi do ta lejoi largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadrat që janë duke e kërkuar francezin janë, Olympique Marseille, Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori