LAJMI I FUNDIT:

Probiotikë për shëndetin e hapësirës së gojës

Probiotikë për shëndetin e hapësirës së gojës

Me qenë se dihen efektet e shumta pozitive të probiotikëve mbi sistemin imunitar, nuk janë çudi as të dhënat e reja se probiotikët kanë efekt pozitiv edhe mbi shëndetin e gingivave (mishit të dhëmbëve).

Një studim i ri gjerman ka treguar se kultura probiotike e Lactobacillus casei, ndikon mbi sistemin imunitar, përmirëson shëndetin e gingivave dhe zvogëlon simptomat e sëmundjeve, siç është gingiviti (inflamacioni i mishit të dhëmbëve).

Probiotikët kanë edhe veprim direkt lokal mbi florën e zgavrës së gojës, megjithatë efekti më i madh supozohet se qëndron në veprimin imuno-modulator të probiotikëve.


Sipas studimit të botuar në revistën Journal of Clinical Periodontology, personat të cilët kishin konsumuar probiotikë, kishin pasur më pak procese inflamatore dhe enzima zbërthyese në mishin e dhëmbëve, në krahasim me grupin e kontrollit që ka marrë placebo (probiotikë të rrejshëm).

Përveç Lactobacillus casei, efekt të dobishëm për shëndetin e zgavrës së gojës ka shfaqur edhe kultura probiotike e Lactobacillus reuteri prodentis.

AdobeStock

Roli i probiotikëve në trajtimin e ekzemës
Lexo po ashtu Roli i probiotikëve në trajtimin e ekzemës

Nëse nuk e keni ditur, probiotikët janë organizma të gjallë, shpesh të shënuar si “baktere të mira”, të cilat u shtohen artikujve ushqimorë.

Probiotikët sigurojnë një ekuilibër të shëndetshëm të florës normale bakteriale të zorrëve dhe janë të lidhur me një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime që përmbajnë probiotikë si kosi, djathi dhe produket e tjera të qumështit, ushqimet e fermentuara. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori