LAJMI I FUNDIT:

Pro Transport me depo të standardeve të larta për ruajtjen dhe strehimin e mallrave

Pro Transport me depo të standardeve të larta për ruajtjen dhe strehimin e mallrave

Kompania e transportit ndërkombëtar Pro Transport posedon depo moderne për strehimin e mallrrave në Kosovë dhe Slloveni.

Në depon në Slloveni, mallrat përveç që strehohen përkohësisht deri sa të ngarkohen për Kosovë dhe Shqipëri, me kërkesën e klientit mund të strehohen edhe për kohë më të gjatë dhe atë pa pagesë. Depoja grumbulluese në Slloveni posedon staf teknik të trajnuar me standarde evropiane për shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave të cilat arrijnë në depo.


Në Kosovë depoja doganore është aktive për të gjithë klientët, duke përshpejtuar në mënyrë të ndjeshme procedurat e zhdoganimit dhe lirimit të mallrave, pasi që me mbërritjen e kamionit në Terminalin Doganor, të gjitha mallrat shkarkohen në Depon Doganore dhe pasi subjektet të kenë kryer procedurën doganore mallrat liferohen tek klientët, sipas marrëveshjeve paraprake.

Pro Transport ka disa vite që ofron transport të plotë dhe parcial të mallrave nga vendet e Bashkimit Evropian për Kosovë dhe Shqipëri. Pro Transport disponon depon moderne në Škofja Loka në Slloveni, ku grumbullohen ngarkesat parciale nga e tërë Evropa e të cilat pastaj nisen për Kosovë dhe Shqipëri. Depoja në Slloveni është me standarde të larta për strehim, siguri dhe me kushte shumë të mira higjienike.

Shërbimet:

-Magazinë doganore për të gjitha llojet e mallrave.
-Shërbime të ngarkimit dhe shkarkimit të mallrave.
-Përgatitje të formaliteteve doganore si Ex dokumenti; EURO 1.
-Sigurime të mallrave gjatë transportit dhe strehimit.
-Asistencë në komunikim në mes të shitësit dhe blerësit të mallit në fushën e logjistikës dhe transportit.

Avantazhet tuaja:

-Shfrytëzimi i depos në Slloveni pa pagesë deri sa të jeni të gatshëm që malli të niset për Kosovë dhe Shqipëri.
-Personel të kualifikuar, të cilët me kërkesën e klientëve dhe sipas nevojës asiston dhe mundëson nxjerrjen e dokumenteve eksportuese (Deklaratës Eksportuese ose EUR1) për mallra përkatëse.
-Shfrytëzimi i depos sonë si adresë referuese, përkatësisht pikë grumbulluese për furnitorët e juaj në Evropë.
-Grumbullimi i mallrave në depo në Slloveni bën që të ulet ndjeshëm kosto e shërbimit si dhe koha e liferimit të mallrave parciale nga shtetet e ndryshme evropiane deri në Kosovë.
-Liferimet e mallrave nga Sllovenia për në Kosovë dhe Shqipëri që bëhen 3 herë në javë.
-Mallrat që transportohen nga dhe përmes depos tonë në Slloveni janë të siguruara.

-Shpejtim i përfundimit të procedurave doganore dhe liferim i mallrave për në destinacion final.
-Ulje e madhe e kohës së pritjes për procedurat doganore ku çdo subjekt është i pavarur nga subjektet e tjera që ndodhen në të njëjtin kamion/listë ngarkese.
-Depo Doganore e përkohshme që ka ambiente të sigurta dhe të monitoruara 24 orë/7 ditë në javë në Terminalin Doganor.
-Shërbimi i magazinimit të mallrave me kosto të arsyeshme deri në momentin kur mund t’i kryeni procedurat doganore.
-Kursimi i kohës dhe kostove duke shfrytëzuar shërbimet që ofron depoja doganore.
-Cilësi dhe seriozitet maksimal nga stafi ynë në të gjitha procedurat administrative dhe operative të çdo ngarkese duke ju asistuar juve si dhe agjentët tuaj doganor në mbarimin e procedurave doganore.

Për më shumë vizitoni https://www.pro-ks.com/

Artikull i sponsoruar