LAJMI I FUNDIT:

“Pro ose kundër kazinove” – përgatitjet për referendum në Tetovë drejt fundit

“Pro ose kundër kazinove” – përgatitjet për referendum në Tetovë drejt fundit

“A jeni për largimin e gjitha objekteve të lojërave të fatit nga shkollat dhe objektet fetare?”. Në këtë pyetje do të duhet të përgjigjen tetovarët në referendumin e ardhshëm, për të cilin iniciatorët “Lëvizja Anti-bixhoz”, thonë se përgatitjet për organizim janë kah fundi.

Jushi Emurllai nga “Lëvizja Anti-bixhoz”, thotë se qëllimi është të dërgohet mesazh te autoritetet se tetovarët nuk i duan lojërat e fatit.

“Gjithashtu duam që ky referendum të organizohet edhe në nivel të të gjithë shtetit. Ne jemi konsultuar me të gjitha partitë politike, të cilat janë pjesë e Këshillit të Komunës së Tetovës dhe kemi kërkuar takim me ta. Unë mendoj se referendumi do të bëhet së shpejti, por duhet të bëhen edhe disa konsultime shtesë”, tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Anti-bixhoz.


Nga Komuna e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni, thonë se një takim tjetër me partitë politike, të cilat janë pjesë e Këshillit të Komunës së Tetovës, është caktuar për datën njëzet të këtij muaji, me qëllim që referendumi të jetë i suksesshëm.

“Qëllimi është që t’i qasemi më seriozisht këtij referendumi, e dimë që një referendum të jetë i suksesshëm duhet të ketë dalje të votuesve më shumë se 50%, gjë që në zgjedhjet e deritanishme në Tetovë nuk ka pasur dalje të tillë. Prandaj, kemi caktuar konsultim me partitë politike dhe pas takimit do të kemi qëndrim të unifikuar, se si do të jenë hapat e radhës rreth çështjes së referendumit”, tha zëdhënësja e komunës, Milena Vuçevska.

Nga Lëvizja Anti-bixhoz thonë se propozim-ligji për lojërat e fatit, që parasheh largim të bastoreve dhe kazinove së paku 500 metra nga objektet shkollore, në dy muajt e ardhshëm duhet të vendoset në rend dite në Kuvend.

Ata gjithashtu thonë se ky propozim -ligj qëndron në sirtarët e Kuvendit për më shumë se dy vite dhe përfundimisht duhet të miratohet dhe të fillojë të zbatohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori