LAJMI I FUNDIT:

Prizrenasi raporton, gropa e hapur prej vitesh po sanohet

Prizrenasi raporton, gropa e hapur prej vitesh po sanohet

Problemet infrastrukturore zënë një vend mjaft të rëndësishëm në ankesat e qytetarëve.

Një qytetarë ka raportuar në ndreqe.com se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren ekziston një gropë që është hapur prej vitesh dhe mbetet pa ndërhyrje nga organet komunale.


Qytetari thotë se pavarësisht raportimeve, deri më tani në këtë rrugë nuk është parë “dora e shtetit”.

Raportimi i plotë: https://ndreqe.com/report/7581

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Mbeturina në hapësira publike, infrastrukturë e dëmtuar e mungesë e ndriçimit publik, qytetarët e Gjilanit raportojnë problemet
Lexo po ashtu Mbeturina në hapësira publike, infrastrukturë e dëmtuar e mungesë e ndriçimit publik, qytetarët e Gjilanit raportojnë problemet

Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/