LAJMI I FUNDIT:

Pritet valë e madhe refugjatësh drejt Evropës? (Video)

Pritet valë e madhe refugjatësh drejt Evropës? (Video)

Sot në Sallën për konferenca në Ministrinë për Punë të Brendshme u mbajt konferencë shtypi diplomatike për aktivitetit e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje ishin prezent edhe përfaqësues të korit diplomatik, organizatat ndërkombëtare prezente në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e institucioneve që kanë kompetenca në lëminë e migrimeve.


Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu mes të tjerash tha:

MARRI nisma është etabluar si faktor i cili mund të kontribojë për funksionimin më të mirë të të gjithë rajonit në përgjithësi. Në kuadër të MARRI-it ne si ministra për punë të brendshme kemi takime të rregullta vjetore në të cilat hapim tema të rëndësishme për qytetarët tanë, sepse vetëm me diskutime mund të arrihet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për tërë rajonin. Në fund dua të theksoj se unë personalisht do të vazhdojë të përpiqem për një diskutim sa më të gjerë në lidhje me temat me interes të përbashkët, ku përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe promovimit të qasjes së përbashkët mund të arrijmë që MARRI dhe i tërë rajoni të bëhet vend më i sigurtë dhe më i mirë për të jetuar”, tha mes tjerash Nuhiu.

Në konferencë u tha se pritet një valë e madhe e refugjatëve drejt Evropës që do të shkaktojë ndoshta krizën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë vit, MARRI udhëhiqet nga Serbia./Telegrafi/