LAJMI I FUNDIT:

Mogherini në Mitrovicë: Dialogu duhet të vazhdojë, ka sjellë rezultate

Mogherini në Mitrovicë: Dialogu duhet të vazhdojë, ka sjellë rezultate

(E plotësuar) Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se është e impresionuar me atë e cila sipas saj është arritur në Mitrovicë.

Duke mbajtur një fjalim para medieve, tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ajo ka thënë se qytetarët e Mitrovicës, edhe jo vetëm, duhet të vazhdojnë të llogarisin në Bashkimin Evropian.


Mogherini tha se ura do t’i bashkoj dy komunitetet dhe se nuk është rezultat i alienëve por i njerëzve.

“Më në fund ka mirëkuptime nga të dyja palët se urat mund të bashkojnë dhe se vështirësitë mund të kalohen. Kjo bën që jetët e qytetarëve të jenë më të mira”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka thënë gjithashtu se dialogu duhet të vazhdojë, pasi që dialogu ka sjellë edhe rezultate. /Telegrafi/

————————————————————————–

Mogherini mbërrin në Mitrovicë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tanimë ka mbërritur në Mitrovicë.

Tanimë ajo thuhet se fillimisht ka një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas informatave, ajo është duke shikuar edhe punimet në rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër. /Telegrafi/

————————————————————————–

Mogherini me helikopter në Mitrovicë, forca të shtuara policore rrethojnë urën mbi Ibër

Edhe pak minuta në Mitrovicë pritet të mbërrijë përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo thuhet se në Mitrovicë do të shkojë me helikopter, i cili pritet të niset nga baza e KFOR-it në Prishtinë.

Në Mitrovicë, Mogherini pritet të takohet me përfaqësues të Shoqërisë civile, si dhe me kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Ajo gjithashtu do të mbajë dhe një konferencë të shkurt për media, pa pranuar asnjë pyetje nga gazetarët.

Ndërkohë, raporton Telegrafi, forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës e kanë rrethuar urën mbi lumin Ibër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Kalo në kategori