LAJMI I FUNDIT:

Prishtinës i duhen së paku edhe 25 inspektorë për sigurinë e qytetarëve

Prishtinës i duhen së paku edhe 25 inspektorë për sigurinë e qytetarëve

Komunës së Pishtinës i nevojiten së paku edhe 25 inspektorë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Prishtinës aktualisht ka 23 inspektorë: 6 të ndërtimit, 6 komunalë, 5 të komunikacionit, 6 të sanitarisë dhe bujqësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.


Për mungesë të tyre, kryeqytetasit, sikurse edhe banorët e komunave të tjera të Kosovës, të vetmen pikë reference kanë numrat emergjentë.

Mungesën e theksuar të inspektorëve e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi. Sipas tij, pavarësisht numrit minimal, Komuna ka provuar t`u dalë në ballë kërkesave të qytetarëve.