LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, plagoset një person me armë zjarri

Prishtinë, plagoset një person me armë zjarri

Nga të shtënat me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një person në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Telegrafin se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.


“Sot, më 22.02.2020 rreth orës 03:36, policia është njoftuar se në Rrugën ‘Garibaldi’ Prishtinë ka të shtëna me armë zjarr. Njësia policore ka dal në vend të ngjarjes, kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili është gjetur një armë me një karikator dhe tre fishekë”, ka thënë Krasniqi, për Telegrafin.

“Në vendin e ngjarjes është hasur edhe viktima i cili kishte marr plagë në këmbë nga arma e zjarrit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. Po ashtu një mashkull tjetër ka marr lëndime trupore nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar”, pohoi ai.

Krasniqi bëri të ditur se në vend e ngjarës janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7.65 ndërsa me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me akt-vendim të tij i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Zëdhënësi pohoi se  viktima pas tretmanit në QKUK është liruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori