LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon me fitore, mposht Pejën në “Karagaq”

Prishtina vazhdon me fitore, mposht Pejën në “Karagaq”

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka fituar në udhëtim te Peja me rezultat 84:64 në ndeshjen e vlefshme për gjiron e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtina ka fituar pa befasi edhe ndeshjen e dytë në Superligën e Kosovës, duke mposhtur rivalin e kamotshëm, Pejën në sallën e sporteve në “Karagaçi”.

Kampioni i Kosovës ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes duke mos lejuar asnjëherë befasi dhe afrim të rezultatit.


Çereku i parë në këtë ndeshje përfundoi 16:9 në të mirë të Prishtinës, ndërsa pas 20 minutave të parë semafori shënonte 41:27 për bardhekaltrit.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi me avazin e vjetër, me Prishtinën që vazhdonte të ngrite epërsinë derisa pas çerekut të tretë rezultati shënonte 61:42.

Çereku i fundit ishte më i barabarti nga të gjithë, me Pejën që shënoi 22 pikë dhe Prishtinën 23 sosh, duke përmbyllur kështu ndeshjen me fitore 84:64

Te Prishtina më të dalluarit në këtë ndeshje ishin Andrew Lawrence me 21 pikë e 11 asistime dhe  Maxie Esho 22 pikë dhe 11 kërcime.

Ndërsa, te Peja dy basketbollistët më të dalluar ishin Arti Hajdari me 17 pikë të shënuara e tri asistime, Leonard Mekaj me 13 pikë e tetë asistime si dhe Beq Kovaçi me 14 pikë e nëntë kërcime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Premier League
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ish-trajnerin e Milanit e pret një dënim shumë i rëndë pas gjestit të pahijshëm ndaj gjyqtarit

Ligue 1

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Barcelona po synon rekorde këtë vit – shifrat flasin vet

Barcelona po synon rekorde këtë vit – shifrat flasin vet

La Liga
Kalo në kategori