Nga sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nisin fluturimet direkte për në Xheda, Arabinë Saudite.

Në njoftimin e bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ky hap u cilësua si një moment historik që e lidh Prishtinën edhe më shumë me botën.


"Një moment historik! Aeroporti ynë mirëpret sot fluturimin e parë direkt për në Xheda, duke e afruar Prishtinën edhe më shumë me botën. Udhëtim të mbarë drejt destinacionit tuaj të ri", thuhet në njoftim. /Telegrafi/