LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përgatitet për regjistrim në kampionatin e Shqipërisë

Prishtina përgatitet për regjistrim në kampionatin e Shqipërisë

Klubi i futbollit Prishtina është duke u përgatitur për t’u regjistruar në kampionatin shqiptar. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, të mërkurën për gazetën “Panorama Sport”.

Regjistrimi në Shqipëri shihet si hap për themelim të ligës mbarëkombëtare në futboll, ku do të kenë mundësi skuadrat e kosovare dhe ato shqiptare të ndeshen mes vete.

“Nuk kemi bërë ende kërkesë zyrtare në federatë, pasi si fillim avokati po merret me përgatitjen e gjithë dosjes juridike, konform rregullave dhe statutit të FSHF-së, FIFA-s dhe UEFA-s”.


“Si fillim do të bëjmë një regjistrim në një qytet të Shqipërisë ku do kemi edhe selinë dhe më pas do bëjmë edhe kërkesën zyrtare në FSHF”, ka thënë Ejupi. /Telegrafi/