“Prishtina Outdoor Festival” sjell tri ditë aktivitete në Gollak

Në organizim të Komuna e Prishtinës, “Prishtina Outdoor Festival” do të mbahet në Gollak nga data 12 deri më 14 qershor 2026, duke ofruar një program të gjerë aktivitetesh për adhuruesit e natyrës, sportit dhe aventurës.
Gjatë tri ditëve të festivalit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme si hiking, çiklizëm, Germia Park Run, yoga, kayaking, climbing dhe rappelling, si dhe paragliding.
Programi përfshin gjithashtu kamping, shfaqje filmike në ambient të hapur, eksplorim të qiellit gjatë natës dhe aktivitete të tjera të dedikuara për të gjitha grupmoshat.
Ngjarja do të zhvillohet në zonën e Gollakut, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se regjistrimet janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Aplikimi për pjesëmarrje mund të bëhet përmes faqes zyrtare: Prishtina Outdoor Festival
Sipas organizatorëve, festivali synon të promovojë aktivitetin fizik, turizmin malor dhe eksplorimin e hapësirave natyrore përmes një fundjave të dedikuar për aventurë dhe përjetime në natyrë. /Telegrafi/



































