LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, në pritje të vendimit për bienalen “Manifesta”

Prishtina, në pritje të vendimit për bienalen “Manifesta”

Gjatë ditës së nesërme do të vendoset për nikoqirin e bienales “Manifesta” të Artit Bashkëkohor.

“Manifesta” konsiderohet si një ndër bienalet më të rëndësishme të artit në Evropë. Kjo bienale “udhëton” çdo dy vjet nëpër qytete evropiane, ndërkaq, Komuna e Prishtinës po synon të jetë nikoqire e për vitin 2022.


Në vitin 2016 festivali është mbajtur në Cyrih, sivjet në Palermo, ndërsa në vitin 2020 në Marsejë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ka gjasa të mira që vendimi të merret në favor të kryeqytetit. Kurse Yll Rugova, ish-drejtor i Kulturës në komunën e Prishtinës, më parë kishte thënë se Prishtina po konsiderohet si kandidati më i përshtatshëm. Për organizimin e kësaj bienaleje në Prishtinë, Rugova ka thënë se nevojiten afro 4.6 milionë euro investim për shpenzime kapitale, formim të veprave artistike e burime njerëzore. Sipas tij, ky investim do t’i kthehet pesëfish Prishtinës. /KP/