FC Prishtina është gati për kualifikimet e Ligës së Evropës.

Nënkampioni i Kosovës dhe fituesi i Kupës së Kosovës do të përballet me klubin FC Europa.


pamje nga stervitja 1 Pamje nga stërvitja

Sfida zhvillohet nga ora 18:00 në Victoria Stadium të Gjibraltarit, aty ku edhe Drita zhvilloi ndeshjen e parë të parakualifikimeve të Europa League.

Prishtina në këtë duel nuk mund të llogarisë në shërbimet e Armend Thaçit, Drasko Bozovic dhe Leotrim Bekteshit, të tri këta lojtarë që nuk kanë udhëtuar me skuadrën.

Klubi nga kryeqyteti për të arritur në Gjibraltar udhëtoi prej Tiranës në Londër, e nga Londra në Gjibraltar.

Klubi ka publikuar pamje nga stërvitjet që u transmetuan në faqen e Zëri.info, e ku shihen lojtarët të fokusuar para ndeshjes.

Kjo është ndeshja e parë për FC Prishtinën ndaj kundërshtarit FC Europa, që nuk konsiderohet kundërshtar i pakalueshëm, por as i lehtë për kryeqytetasit.

Sfida kthyese zhvillohet pas një jave në Stadiumin e Prishtinës nëse ai do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese të Prishtinës dhe Dritës. /Telegrafi/

telegrafi sport app