LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina Lexon” nis të hënën

“Prishtina Lexon” nis të hënën

Komuna e Prishtinës së bashku me organizatat joqeveritare organizojnë festivalin e leximit “Prishtina Lexon”, festival ky që synon ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e leximit tek nxënësit dhe e gjithë shoqëria.

Në edicionin e sivjetmë festa do të zgjasë 7 ditë dhe përfshinë të gjitha moshat. Në organizim marrin pjesë 8 organizata joqeveritare që merren kryesisht me lexim, dije, filozofi dhe aktivitete rinore.


Kjo është hera e parë që krahas Komunës së Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile e përbëjnë pjesën kryesore të programit, që fillon më 28 maj dhe përfundon me 3 qershor.

Në këtë edicion, Prishtina Lexon do të shtrihet në tërë Prishtinën dhe jo vetëm në sheshin kryesor.

Aktivitetet e para fillojnë të hënën gjatë ditës, nëpër shkollat e Prishtinës, për nxënësit e klasave VI deri në IX nga organizata TOKA.

Aktiviteti i radhës, në po të njëjtën ditë, është “Nata e letërsisë dhe poetikës”, që njëherësh shënon hapjen e festivalit, do të mbahet në Degën “Përkujtimore” (Taukbashçe) të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në ora 20:30, nga ETEA, Termokiss dhe TOKA.

Festivali “Prishtina Lexon”, që nga viti 2014, është iniciativë e Komunës së Prishtinës me qëllim të promovimit të leximit, nxitjes dhe kultivimit të kulturës së leximit te fëmijët.

Për dallim prej viteve të kaluara, edicioni i pestë i “Prishtina Lexon”, po vjen me format më të ndryshëm duke u fokusuar në aktivitetet e mbajtura së bashku me organizatat joqeveritare, si: ETEA, TOKA, Termokiss, SOS Fshati i Fëmijëve, Virtual Sophists, KYC dhe Alliance Française.

Në anën tjetër në këtë partneritet u përfshinë edhe institucionet edukativo-arsimore, si: Biblioteka “Hivzi Sulejmani” me të gjitha degët e saj, Qendra Kulturore e Fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, Xixëllonjat, Evolucion Dance, etj.

Si rrjedhoje e këtij bashkëpunimi të gjere “Prishtina Lexon” këtë vit do të zgjatë shtatë ditë me aktivitete të shumta, por me e veçanta është se këtë vit aktivitetet i dedikohen fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, duke potencuar idenë e përbashkët se libri i përket të gjitha grupmoshave.

Po ashtu, në këtë edicion “Prishtina Lexon” do të shtrihet në tërë Komunën e Prishtinës, pra duke përfshirë edhe fshatrat. Hapja zyrtare e “Prishtina Lexon” bëhet me datë 28 maj në degën përkujtimore të Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” për shkak të simbolikës që kjo pronë e ka. Prona e shkrimtarit Hivzi Sulejmani u la me testament për t’u shndërruar në shtëpi të dijes –bibliotekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori