Prishtina kërkon fitore ndaj Trepçës

Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot padite në kryeqytet në kuadër të xhiros së 18-të.
Prishtinasit ndaj mitrovicasve synojnë që stinorin pranverore ta nisin me fitore. Trajneri i ‘bardhekaltërve’, Afrim Tovërlani, në konferencën për media, ka thënë se në duel me ‘xehetarët’ kërkon pikët e plota, e që sipas tij, vetëm fitorja është forma e vetëm për ndjekur liderin e tabelës, Llamkos Kosovën.
“Në ndeshjen kundër Trepçës nuk kemi tjetër zgjidhje përveç fitores, pasi kjo është e vetmja mënyre për të ndjekur liderin Llamkos Kosovën. Me skuadrën e Trepçës gjithmonë kemi pasur rivalitet dhe presim që të kemi edhe këtë radhë”, ka thënë Tovërlani.
Ai në duel me Trepçën nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Begollit dhe Haxhajt. Tovërlani është i bindur se në fitoren kundër mitrovicasve.
Sezonin pranverore e ka hapur ndeshja mes Ferizajt dhe Drenicës, takim ky që është luajtur dje dhe është mbyllur pa gola.
Sot do të luhet edhe përballja mes Fushë Kosovës dhe Besës, ndërkaq nesër janë në program të luhen edhe dy takime tjera, ku do të takohen: Feronikeli-Llamkos Kosova dhe Trepça ’89-Drita. /KP/Telegrafi/




















































