Çereku i parë filloi me pak nervozizëm nga të dyja palët por bardhekaltërit e udhëhequr nga lojtarët e huaj arritën të krijonin një epërsi prej katër pikëve, 23-19.

Në çerekun e dytë Prishtina e morri primatin në rezultat me aksione të organizuara mirë dhe të shpejta e shkatërruan tërësisht Bashkimin që e humbi krejtësisht koncentrimin. Bardhekaltërit e përmbyllën këtë çerek me 19 pikë epërsi, 45-26.


Prishtina në çerekun e tretë vetëm se ia vuri vulën dominimit të saj mbi Bashkimin që assesi nuk e gjente veten në lojë. Vendasit me mbrojtje të fortë e kundërsulme të shpejta e ngritën edhe më shumë epërsinë e tyre, 70-36.

Në çerekun e katërt trajneri Kandemir vendosi në fushë pesëshen rezervë për t’iu dhënë pak hapësirë lojtarëve të rinj, por prapë se prapë e ruajti epërsinë e lartë prej 26 pikëve. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 85-59.

Për vendasit më i miri ishte Julian Terrell me 19 pikë i cili ishte edhe më i miri në këtë takim, ndërsa për mysafirët u dallua Rokas Uzas me 18 sosh.

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
Julian Terrell 19 pikë
Akida McLain 13 pikë
Alvin Snow 15 pikë
Fahri Breca 11 pikë

Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit:
Kejuan Johnson 15 pikë
Mark Dawson 12 pikë
Rokas Uzas 18 pikë
Muhamet Hasani 5 pikë

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app