Prishtina eliminohet nga Digitalb Kupa e Kosovës

Tetë ndeshjet e vetme në orar të xhiros së parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, kanë mjaftuar për të shënuar befasi të madhe.
Prishtina, kampione aktuale e Kosovës dhe fituese e Kupës është eliminuar nga kjo garë që në start. Ajo është mposhtur pas ekzekutimit më të dobët të penalltive në fushën e Pozharanit nga Vllania nikoqire (3:4), pasi që koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin fillestar. Vllaznia është skuadër e kategorisë së tretë të futbollit të Kosovës apo sipas emërtimit ligës së dytë.
Të njëjtin fat e pati edhe nënkampionia në fuqi, Trepça’89, e cila u mposht në kryeqytet nga skuadra e Ligës së Parë, 2 Korriku, po ashtu pas penalltive, 4:3, pasi ndeshja pas 120 minutash lojë u mbyll 1:1.
Skuadra tjetër mitrovicase, Trepça nuk lejoi befasi, duke e mposhtur pa problem Vicianumin, me rezultat 3:1. Tutje kaloi edhe Hajvalia, e cila e mundi Ramiz Sadikun, 5:4, si dhe Istogu që e mposhti Llapin pas penalltive.
Në rrethin e dytë krahas 2 Korrikut, Trepçës, Vllaznisë, Hajvalisë dhe Istogut, pa lojë, si rrjedhojë e tërheqjes nga garat e kundërshtarëve janë kualifikuar edhe Llamkos Kosova, Tefik Çanga, Flamurtari, Feronikeli, Fushë Kosova, Besa, Drita, Drenica, Gjilani dhe Ulpiana. /Sporti1/Telegrafi/
Futboll – Digitalb Kupa e Kosovës
Rrethi i parë
2 Korriku - Trepça’89 1:1 (4:3 pas penalltive)
Trepça - Vicianumi 3:1
Vllaznia (P) - Prishtina 0:0 (4:3 pas penalltive)
Hajvalia - Ramiz Sadiku 5:4
Istogu - Llapi 0:0 (5:4 pas penalltive)
Pa lojë janë kualifikuar: Llamkos Kosova, Tefik Çanga, Flamurtari, Feronikeli, Fushë Kosova, Besa, Drita, Drenica, Gjilani dhe Ulpiana.




















































